Putin: Respekt për shqiptarët e Kosovës
Presidenti rus, Vladimir Putin vazhdon të krahasojë rajonin ukrainas të Krimesë me Kosovën, duke thënë se populli atje ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet po aq sa Kosova pati në vitin 2008, për të cilët tha se ka respekt të plotë.
Lajme
Në fjalimin në të cilin ka zyrtarizuar aneksimin e Krimesë, Putin ka cituar vendimin e GJND-së që ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës.
Veprimet e populli te të Krimesë, janë të njëjta me këto udhëzime.
“Gjërat që për shqiptarët e Kosovës, për të cilët kamë shumë respekt, ishin të lejuara, për rusët, ukrainasit dhe tartarët në Krime, po thuhet se nuk janë të lejuar t’i bëjnë”
“Ne vazhdojmë të dëgjojmë nga SHBA dhe Evropa, të dëgjojmë se Kosova, është një rast i veçantë. Çka e bënë kaq të veçantë Kosovën në sytë e kolegëve tanë? Fakti se kishte viktima të shumta në njerëz? Është ky argument ligjor? As vendimi i GJND-së nuk e thotë këtë”, ka thënë Putin.