Abidal mendon pensionin
Mbrojtësi i mirënjohur Eric Abidal është duke shqyrtuar mundësinë e pensionimit në përfundim të këtij sezoni. Mirëpo, klubi i tij Monaco është i gatshëm t’i propozojë rolin e ambasadorit në rast se ai përfundimisht vendos të braktis fushën e lojës në fund të edicionit, ka njoftuar e përditshmja sportive franceze L’Equipe. 34-vjeçari është duke kaluar…
Sport
Mbrojtësi i mirënjohur Eric Abidal është duke shqyrtuar mundësinë e pensionimit në përfundim të këtij sezoni.
Mirëpo, klubi i tij Monaco është i gatshëm t’i propozojë rolin e ambasadorit në rast se ai përfundimisht vendos të braktis fushën e lojës në fund të edicionit, ka njoftuar e përditshmja sportive franceze L’Equipe.
34-vjeçari është duke kaluar stinorin e tij të parë në Monaco, pas transferimit në klub nga Barcelona, dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme edhe pse sërish ka pasur probleme shëndetësore, por jo të natyrës së rëndë si ajo e kancerit që e mundoi gati dy vjet më parë.
Megjithatë, ai thuhet se është duke analizuar të ardhmen e tij dhe mund të ndodh që të pensionohet si futbollist në fund të këtij sezoni.
Edhe nëse ndodh kjo ai lehtë mund të mbetet në sport, në rolin e ambasadorit të Monacos.