Kënga e Dren Abazit për film hollywood’i
Kënga ‘Natën’ e grupit Zig Zag Orchestra me këngëtar Dren Abazi është zgjedhur nga studio e njohur filmike nga hollywood ‘20th Century Fox’ për t’u bërë kolonë zanore e filmit ‘Let’s be cops’. ‘Natën’ triumfoi nga një konkurrencë e madhe e shumë këngëve të artistëve ndërkombëtarë. Edhe Dreni e ka konfirmuar këtë në njëfarë mënyre,…
ShowBiz
Kënga ‘Natën’ e grupit Zig Zag Orchestra me këngëtar Dren Abazi është zgjedhur nga studio e njohur filmike nga hollywood ‘20th Century Fox’ për t’u bërë kolonë zanore e filmit ‘Let’s be cops’. ‘Natën’ triumfoi nga një konkurrencë e madhe e shumë këngëve të artistëve ndërkombëtarë.
Edhe Dreni e ka konfirmuar këtë në njëfarë mënyre, duke postuar në instagram titullin e këtij lajmi nga Telegrafi, burimet e të cilit kanë zbuluar lajmin.
Ndër aktorët kryesorë të këtij filmi janë Nina Dobrev e ‘Vampire Diaries’ dhe aktori i mirënjohur Andi Garcia.
Filmi është një aksion-komedi me regji të Luke Greenfield dhe premierën do ta ketë në Gusht të këtij viti.