Shqipëria, partner strategjik i Kosovës
Kryeministri Hashim Thaçi, në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se Shqipëria është njëri ndër partnerët më të rëndësishëm strategjik për Kosovën.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201403/full/Thaci-dhe-Bushati.jpg)
Lajme
Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Gjatë këtij takimi është folur për zhvillimet aktuale si dhe për bashkëpunimin e të dy shteteve në të gjitha fushat.
Kryeministri Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës e sheh Shqipërinë si një ndër partnerët më të rëndësishëm strategjik. Ai ka shtuar se do të bëhen avancime të mëtejshme të bashkëpunimit në mes dy shteteve.
“Shqipëria ka qenë dhe mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm strategjik për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të thellojmë të gjitha format e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve tona”, ka thënë Kryeministri Thaçi, raporton RTK.
Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar për vazhdimin e koordinimit të aktiviteteve diplomatike e cila do të çonte në rritjen e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës si dhe anëtarësimin në institucione të ndryshme ndërkombëtare.