Falcao e sheh Botërorin

Kirurgu që operoi Radamel Falcaon beson se sulmuesi mund të rikuperohet për Kampionatin botëror në Brazil. Fillimisht u raportua se golgeteri i Monacos ka pak gjasa të udhëtojë me Kolumbinë në Brazil pasi lëndoi ligamentet kruciale të gjurit në një ballafaqim të Kupës së Francës në janar. Mirëpo, Jose Carlos Noronha ka thënë se Falcao…

Sport

12/03/2014 19:55

Kirurgu që operoi Radamel Falcaon beson se sulmuesi mund të rikuperohet për Kampionatin botëror në Brazil.

Fillimisht u raportua se golgeteri i Monacos ka pak gjasa të udhëtojë me Kolumbinë në Brazil pasi lëndoi ligamentet kruciale të gjurit në një ballafaqim të Kupës së Francës në janar.

Mirëpo, Jose Carlos Noronha ka thënë se Falcao është rrugës së mirë për t’u rikthyer në fushë para qershorit.

“Secili rast është i ndryshëm, por ai është në rrugën e duhur”, deklaroi Noronha për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

“Ai është duke u rikuperuar shumë mirë. Ende besoj se mund të luan në Kampionatin botëror, nuk ka asnjë arsye pse të mos ndodh kjo”.

Falcao ka shënuar 21 gola në 51 paraqitje për Kolumbinë që do të luajë në Grupin C së bashku me Greqinë, Bregun e Fildishtë dhe Japoninë.