Aeroplani me 239 pasagjerë humb sinjalin
Një aeroplan malajzias që po bartte 227 udhëtarë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit nga Kuala Lumpur në Pekin, raportohet të jetë rrëzuar në Detin e Kinës Jugore të shtunën, kanë raportuar mediat vietnameze duke cituar një zyrtar të marinës.
Bota
Një aeroplan malajzias që po bartte 227 udhëtarë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit raportohet të jetë rrëzuar në Detin e Kinës Jugore të shtunën, kanë raportuar mediat vietnameze duke cituar një zyrtar të marinës.
Fluturimi i Boeing 777-220ER nga Kuala Lumpr për në Pekin kishte humbur nga radarët për disa orë kur agjencia e lajmeve e Vietnamit Tuoi Tre citoi admiralin Ngo Van Phat të ketë thënë se kishte kërkuar nga anijet në një ishull që të nxitonin drejt jugut te vendi I rrëzimit të aeroplanit.
Nëse raportimet konfirmohen, ky do të ishte rrëzimi më vdekjeprurës i aeroplanit të prodhuar në SHBA që nga dalja e tij në shërbim, 19 vjet më parë.
Malaysia Airlines nuk e ka konfirmuar ende rrëzimin e aeroplanit.