Disa njerëz i kujtojnë ëndrrat e tyre më mirë!
Studimi i cili u publikua dje, tregon që një pjesë e trurit, i quajtur “kryqëzimi parietal”, ka një aktivitet më spontan në mes të njerëzve të cilët rregullisht i kujtojnë ëndrrat e tyre dhe atyre që rrallë herë i kujtojnë ato. Studimi i përfshiu 41 njerëz që kishin aktivitetin e tyre spontan të trurit, kur…
Lifestyle
Studimi i cili u publikua dje, tregon që një pjesë e trurit, i quajtur “kryqëzimi parietal”, ka një aktivitet më spontan në mes të njerëzve të cilët rregullisht i kujtojnë ëndrrat e tyre dhe atyre që rrallë herë i kujtojnë ato.
Studimi i përfshiu 41 njerëz që kishin aktivitetin e tyre spontan të trurit, kur ata ishin duke fjetur dhe kur ata ishin të zgjuar. Gjysma e vullentarëve u konsideruan “kujtues të lartë të ëndrrave” dhe i kujtuan ëndërrat e tyre rreth pesë mëngjese në javë, mesatarisht.
Gjysma tjetër e vullnetarëve ishin “kujtues të ulët të ëndrrave”, të cilët i kujtuan vetëm dy ëndrra në muaj, mesatarisht.
Hulumtuesit gjetën se aktiviteti spontan në mesin e lëvorës paraballore të trurit dhe të atij “kryqëzimit parietal”, ishte më i lartë gjatë gjumit dhe gjatë përjetimit të ëndrrës.
Kryqëzimi parietal është i njohur për rolin e tij në përpunimin e informacionit nga të dyja anët, jashtë dhe brenda trupit nga mjedisi i jashtëm.
Gjetjet e reja tregojnë se njerëzit të cilët rregullisht i kujtojnë ëndrrat e tyre janë “më të zgjuar” kur të zgjohen nga gjumi, si dhe truri i tyre ka nivele më të larta të reaktivitetit të tingujve gjatë gjumit dhe gjatë kohës kur janë zgjuar, se sa i atyre që nuk shohin ëndrra me muaj të tërë.