Kendall dhe Kylie përfundojnë setin e fotografive
Dy super motrat të cilat kohëve të fundit janë bërë gogja të famshme, Kendall dhe Kylie Jenner, kanë përfunduar setin e fotografive, për ‘Marie Claire Mexico March’. Kendall, në foton e parë e cila është zgjedhur si më e mirë, ka treguar këmbët e saj duke shikuar drejtë në kamerë, teksa Kylie ishte e mbështetur…
ShowBiz
Dy super motrat të cilat kohëve të fundit janë bërë gogja të famshme, Kendall dhe Kylie Jenner, kanë përfunduar setin e fotografive, për ‘Marie Claire Mexico March’.
Kendall, në foton e parë e cila është zgjedhur si më e mirë, ka treguar këmbët e saj duke shikuar drejtë në kamerë, teksa Kylie ishte e mbështetur te trupi i motrës së saj, duke veshur një fustan në të cilin dominoi ngjyra pink.
Ato kanë bërë disa foto tjera tërheqëse, ku vlen të përmendet ajo e Kendall Jenner, e cila kishte veshur një palë rroba të zeza të ngjitura për trupi, të cilat e bënin atë tejet seksi.
“Si fëmijë, më kujtohet shumë mirë që kam shikuar revistat e mamasë sime. Unë i kam shikuar modelet dhe kam thënë se ato duken shumë të bukura dhe elegante. Është diçka që unë kam kërkuar të jem çdo herë. Miranda Kerr, Gisele Bundchen dhe Rosie Huntington janë idolët e mia”, tha Kendall në një intervistë gjatë fotografimeve.