26 persona “ndjekin” Ombudspersonin
Janë 26 kandidatë që kanë aplikuar për pozitën e Avokatit të Popullit. Deputetja Alma Lama ka publikuar emrat e kandidatëve dhe i ka ftuar qytetarët që të vlerësojnë nëse ata plotësojnë kriteret për të qenë avokati i tyre.
Lajme
Konkursit të shpallur nga Kuvendi i Kosovës për pozitën e Ombudspersonit (Avokatit të Popullit) i janë përgjigjur një numër i madh kandidatësh.
Janë 26 persona që synojnë këtë pozitë për të cilën duhet të vendosin deputetët e Kuvendit të Kosovës, me votën e tyre.
“Avokati i Popullit, duhet të jetë një figurë e njohur në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka shkruar në Facebook, Deputetja Alma Lama e cila i fton qytetarët të japin vlerësimet rreth aplikantëve “nëse keto emra i përmbushin kriteret për të qenë avokati juaj”.
Kandidatët janë: Sheqir Kutllovci, Musa Dragusha, Njazi Morina, Basri Berisha, Murlan Prizreni, Ibrahim Arsllan, Fadil Geci, Zef Prenrecaj, Shqipe Ibraj-Mala, Flamur Keqa, Shemsi Reçica, Hilmi Jashari, Gjyljeta Mushkolaj, Ljubinko Todoroviq, Bajram Ajeti, Drita Rexhepi, Ferid Selimi, Bekim Dugolli, Halit Muharremi, Arsim Agani, Muharrem Mustafa, Bogoljub Staletoviq, Veton Vula, Adriana Hoxhiq, Lulzim Tafa dhe Mevlide Berisha.
Komisioni Parlamentar për të Drejta të Njeriut duhet ta bëjë një listë të shkurtë të kandidatëve potencialë dhe t’ia dërgojë atë Kuvendit për votim. Ombudspersoni zgjidhet me 61 vota të deputetëve.