Tifozët i hakmerren Lewandowskit
Vendimi i Robert Lewndowskit për largim nga Borussia Dortmund dhe transferim tek rivali Bayern Munich në fund të këtij sezoni, e ka shndërruar atë në futbollist të urryer për tifozët e skuadrës verdh e zi. Tifozët vazhdimisht mundohen t’i hakmerren atij për vendimin, dhe kësaj radhe ‘pësoi’ keq vetura e yllit polak. Në fakt, përkrahësit…
Sport
Vendimi i Robert Lewndowskit për largim nga Borussia Dortmund dhe transferim tek rivali Bayern Munich në fund të këtij sezoni, e ka shndërruar atë në futbollist të urryer për tifozët e skuadrës verdh e zi.
Tifozët vazhdimisht mundohen t’i hakmerren atij për vendimin, dhe kësaj radhe ‘pësoi’ keq vetura e yllit polak.
Në fakt, përkrahësit e Dortmundit kanë vendosur që veturën e Lewandowskit të llojit Porsche, të parkuar para shtëpisë së tij, t’ia heqin katër gomat.
Porsche i LewandowskitReagimin e tij mundeni ta paramendoni.
Në fund, mund të konkludojmë se para Lewandowskit janë edhe tre-katër muaj të ‘tmerrit’ në Dortmund, para transferimit në Bayern Munich.