Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të Gjilanit mbesin pa furnizim me ujë
KRUN “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët në disa zona. Sipas njoftimit, ndërprerja ka prekur banorët në: Rrugën “Mulla Idrizi”, Rrugën “Esat Berisha”, Rrugën “Elez Agushi”, Lagjen “Bujanina”. Ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë për sanimin e…
Lajme
KRUN “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët në disa zona.
Sipas njoftimit, ndërprerja ka prekur banorët në: Rrugën “Mulla Idrizi”, Rrugën “Esat Berisha”, Rrugën “Elez Agushi”, Lagjen “Bujanina”.
Ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në kohën më të shkurtër të mundshme.
Nga kompania bëhet e ditur se për çdo ndryshim apo informacion shtesë, konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së intervenimit.