Drogba nuk plaket kurrë
Didier Drogbas nuk i është bërë bajat shënimi i golave, dhe ne sigurisht se nuk jemi lodhur nga shikimi i shënimeve të tij, sidomos ai që realizoi kundër Bursasporit në fundjavë. Drogba – po tregon se nuk e ka ndërmend të plaket pavarësisht moshës 35’vjeç – i ndihmoi Galatasarayt në fitoren 6:0 kundër skuadrës së…

Sport
Didier Drogbas nuk i është bërë bajat shënimi i golave, dhe ne sigurisht se nuk jemi lodhur nga shikimi i shënimeve të tij, sidomos ai që realizoi kundër Bursasporit në fundjavë.
Drogba – po tregon se nuk e ka ndërmend të plaket pavarësisht moshës 35’vjeç – i ndihmoi Galatasarayt në fitoren 6:0 kundër skuadrës së trajnerit të mirënjohur Christoph Daum, duke realizuar golin e pestë në fitoren e thellë të gjigantit nga Stambolli.
Ylli nga Bregu i Fildishtë shënoi me thembër duke dërguar një paralajmërim te ish skuadra e tij Chelsea, me të cilën do të ndeshet në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, më vonë gjatë këtij muaji.
Por, pa dyshim se John Terry do të mundohet ta mbulojë Drogban më mirë se që bëri Serar Aziz të dielën.
Nëse ekziston një futbollist të cilin nuk duhet ta lini asnjëherë të vetëm, ai është Drogba.