Zërat për ndryshime në LDK po krijojnë konfuzion
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se zërat për ndryshme në udhëheqjen e kësaj partie në këto momente nuk i ndihmojnë fitores së saj në zgjedhjet nacionale, e as nevojës që në vend të ndodhin ndryshime pozitive.

Lajme
Isa Mustafa thotë se zërat për ndryshim në udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës vijnë nga individë me ambicie personale, e që sipas tij, nuk i ndihmojnë fitores së kësaj partie në zgjedhjet nacionale.
Mustafa ka thënë për “Botapress” se është interes edhe i rivalëve politik për ët zhvendosur problemet në LDK.
“Padyshim se është interes i rivalëve politik që në prag të zgjedhjeve të zhvendosen probleme në LDK”.
“Mendoj se zërat për ndryshme në udhëheqjen e LDK’së në këto momente, nuk i ndihmojnë fitores së LDK’së dhe nevojës që në vendin tonë të bëhen ndryshime pozitive”.
“Prandaj, qofshin apo jo të porositura ato krijojnë konfuzione dhe paqartësi”.
“ Këta nuk janë zëra që burojnë nga anëtarësia e gjerë Lidhjes Demokratike të Kosovës, por janë iniciuar nga individë që kanë ambicie personale, e të cilat mund t’i matin në zgjedhjet partiake, që do të mbahen në fund të këtij viti”.
“Disa eksponent të këtyre zërave janë njerëz që kanë ikur nga LDK’ja, të cilët kanë konkurruar në fushata kundër LDK’së”.
“LDK është parti me demokraci të brendshme të zhvilluar, atë nuk e pengojnë zërat që kërkojnë ndryshime, por ndryshimet në LDK bëhen si rezultat i një konkurrence demokratike mbi baza dhe rregulla statutare, në harmoni me interesat e anëtarësisë së gjerë dhe politikat partiake”.
Kryetari i LDK’së, ka thënë për “Botapress” se votat e arritura në zgjedhjet lokale nga LDK janë shumë të rëndësishme, por fitoren e saj në zgjedhjet parlamentare.
“Vlerësoj se duhet të sigurohet votë edhe më e madhe, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Është e vetmja parti e cila shënoi rritje të votës dhe e cila siguroi shtrirje në të gjitha pjesët e vendit”.