Frikë për Falcaon

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao përballet me pritje nën ethe për të mësuar shkallën e lëndimit të tij të gjurit pasi u bart jashtë fushës në duelin e Kupës së Francës. Falcao e realizoi golin e parë për Monacon në minutën e 29’të të takimit – goli i tij i 11’të këtë sezon – por…

Sport

22/01/2014 20:38

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao përballet me pritje nën ethe për të mësuar shkallën e lëndimit të tij të gjurit pasi u bart jashtë fushës në duelin e Kupës së Francës.

Falcao e realizoi golin e parë për Monacon në minutën e 29’të të takimit – goli i tij i 11’të këtë sezon – por u dëmtua pasi pësoi një ndërhyrje të ashpër nga qendërmbrojtësi i Monts Or Azergues, Soner Ertek, në minutën e 40’të të ballafaqimit.

Falcao, i cili pritet të shkëlqejë në Kampionatin botëror 2014 për Kolumbinë dukej në dhimbje të mëdha në gjurin e tij të majtë derisa u bart jashtë fushës për asistencë mjekësore.

Ai u zëvendësua nga Emmanuel Riviere i cili realizoi dy herë të tjera në fitoren e Monacos me rezultat 3:0.

“Falcao u godit në gjurin e majtë. Ne duhet ë presim testet tjera në ditët në vazhdim për të sqaruar shkallën e lëndimit”, thuhet në komunikatën e Monacos.