Rusia hap qendër për të drejta të njeriut në Kosovë
Deputeti i Parlamentit të Shën Petersburgut, Vitaly Milonov tha se ky projekt është një iniciativë publike e cila do të mbështetet nga rusët dhe nuk ka të bëjë aspak me trupat qeveritare. Kjo qendër pritet që të hapet më 19 janar.
Lajme
Nuk i ka punët fort mirë me respektimin e të drejtave të njeriut brenda kufijve të vet, por kjo nuk po e pengon Moskën që të “përkujdeset” për të drejtat e njeriut jashtë kufijve.
Rusia do ta hapë një qendër për të drejtat e njeriut në Kosovë, si pjesë e një aksioni publik për të ndihmuar popullatën serbe në këtë vend, raporton agjencia ruse e lajmeve Itar- Tass.
Deputeti i Parlamentit të Shën Petersburgut, Vitaly Milonov tha se ky projekt është një iniciativë publike e cila do të mbështetet nga rusët dhe nuk ka të bëjë aspak me trupat qeveritare. Kjo qendër pritet që të hapet më 19 janar.
“Ne do të ndihmojmë vëllezërit tanë- serbët ortodoksë. Ata janë banorë autoktonë të Kosovës, të cilët i janë një nënshtruar gjenocidit”.
Kjo qendër do të themelohet në kuadër të një firme avokature në Mitrovicën e Veriut. Kjo firmë gjithashtu do të marrë pjesë në punën e kësaj qendre. Milanov tha se ata nuk do të marrim para nga buxheti qeverisë.
“Ne nuk pranojmë asnjë ndihmë financiare as nga buxheti i shtetit. Ne do të mbështesim këtë qendër me ndihmën e shokëve tanë”.
Vitaly Milanov tha se tashmë autoritetet shqiptare dhe aktivistët shqiptarë për të drejtat e njeriut kanë “ngacmuar” këtë nismë të tyre.
“Sipas informatave tona, iniciativa jonë tashmë ka filluar që të “ngacmohet” nga autoritetet shqiptare dhe aktivistët shqiptarë në Kosovë. Ne jemi të gatshëm për provokime. Dimë se si të sillemi në Kosovë”, tha ai.