Assad do të ketë pasoja
Tre anëtarë të përhershëm perëndimorë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara thanë se do ta kërkojnë një rezolutë të fortë për vendosjen e afateve të detyrueshme për heqjen e armëve kimike nga Siria.
Bota
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca paralajmëruan Presidentin sirian Bashar al-Assad se do të ketë pasoja nëse ai nuk arrin t’i dorëzojë armët kimike të Sirisë, dhe se në një raport të OKB-së dyshon se më 21 gusht forcat e Assad-it kishin kryer sulm.
Siç pritej, në raportin e ekspertëve të OKB-së, nuk thuhet se kush ka nisur sulmin me armë kimike në rrethinat rebele të Damaskut, Ghouta, gjë që shkaktoi kërcënimin e veprimit ushtarak nga perëndimi. Por ai raport jep detaje për llojin e gazit, dhe municioneve të përdorura, ku disa ekspertë thanë se forcat qeveritare ishin përgjegjëse.
Pas një takimi të ministrave të jashtëm të këtyre shteteve në Paris, tre anëtarë të përhershëm perëndimorë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara thanë se do ta kërkojnë një rezolutë të fortë për vendosjen e afateve të detyrueshme për heqjen e armëve kimike nga Siria. Kjo komunikatë erdhi nga zyra e presidentin francez, François Hollande.
Kjo erdhi si pasojë e marrëveshjes së negociuar gjatë fundjavës mes SHBA-ve dhe Rusisë rreth eliminimin e armëve.
Rusia u deklarua kundër dënimeve të ashpra ndaj liderit sirian, i cili është aleat i ngushtë i Moskës. Rusia dhe Siria thonë se forcat opozitare kanë kryer sulmin me armë kimike.
Në Siri, ku kryengritësit kanë frikë se marrëveshja mes SHBA-së dhe Rusisë i jep dritën e gjelbër Assad-it për të vazhduar fushatën e tij duke përdorur armë konvencionale, e duke luftuar në disa fronte. Turqia tha se aeroplanët luftarakë të saj i kanë sulmuar aeroplanët e Sirisë sepse sipas tyre ata kanë hyrë në territorin e Turqisë.
Marrëveshja e arritur mes SHBA-së dhe Rusisë e vë poshtë menjëherë kërcënimin e SHBA-ve, për ta goditur Assad’in nga ajri për sulmin e 21 gushtit, dhe Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov theksoi që ajo nuk përfshinte ndonjë përdorim të forcës në rast se Siria dështon në përmbushjen e marrëveshjes.
Presidenti Barak Obama ka thënë se forca mbetet një mundësi nëse Assad dështon.
Raporti i OKB-së konfirmoi ‘pa mëdyshje dhe objektivisht’, se armët kimike janë përdorur, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
“Ky është një krim lufte,” i tha Ban Këshillit të Sigurimit. “Bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi për të mbajtur autorët përgjegjës dhe për të siguruar se armët kimike nuk do të ri-shfaqen kurrë si një instrument lufte”.
Washington’i thotë se gjatë sulmit janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz, përfshirë rreth 400 fëmijë.
Ambasadorja e SHBA’ve në Kombet e Bashkuara, Samantha Power tha se raporti i OKB-së bëri të qartë se vetëm qeveria siriane mund ta ketë kryer sulmin. Zyrtarët britanikë dhe francezë i bënë jehonë komenteve të saj.
I dërguari rus në OKB, Vitali Çurkin tha se nuk kishte asnjë provë shkencore që forcat qeveritare ishin përgjegjës për sulmin sarin. “Ne kemi nevojë të mos nxjerrim përfundime,” tha ai.
Ambasadori i OKB-së Sirisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Raporti konfirmoi se gazi sarin është përdorur. Hetuesit studiuan pesë vendet e ndikimit dhe ishin në gjendje për të përcaktuar trajektoren e mundshme të predhave në dy vende – Moadamiyah dhe Ein Tarma.