Liverpool barazon, kreun nuk e lëshon
Nisma pozitive e sezonit të ri në Premierligë nga Liverpool u ndal në udhëtim te Swansea City, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt. Reds barazuan 2-2 me Swansean, por arritën ta ruajnë pozitën e parë në tabelë, edhe pse tani kanë vetëm një pikë më tepër se përcjellësit e parë, Arsenal dhe Tottenham.…
Sport
Nisma pozitive e sezonit të ri në Premierligë nga Liverpool u ndal në udhëtim te Swansea City, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt.
Reds barazuan 2-2 me Swansean, por arritën ta ruajnë pozitën e parë në tabelë, edhe pse tani kanë vetëm një pikë më tepër se përcjellësit e parë, Arsenal dhe Tottenham. Ndeshja ishte e ndezur menjëherë nga fillimi.
Ish mesfushori i Liverpoolit, Jonjo Shelvey e kaloi Swansean në epërsi në minutën e dytë, por sulmuesi në formë, Daniel Sturridge barazoi rezultatin vetëm dy minuta më vonë, për golin e tij të katërt në katër ndeshje të njëpasnjëshme.
Në minutën e 37-të, mysafirët kaluan në epërsi me shënimin e përforcimit të ri Victor Moses. Mirëpo, pas pak më tepër se një ore lojë, sulmuesi spanjoll Michu barazoi rezultatin për Swansean, që doli të jetë edhe bilanci përfundimtar i ndeshjes.
Liverpool humbi pikët e para këtë stinor por vazhdon të kryesojë në renditje me 10 pikë.