Kampioni afrikan

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure është shpallur futbollisti më i mirë afrikan për vitin 2013. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë doli fitues për herë të tretë të njëpasnjëshme dhe mori çmimin gjatë një gala mbrëmje në Nigeri, ku mposhti konkurrencën nga John Obi Mikel dhe Didier Drogba që përfunduan në pozitat dy, përkatësisht tre.…

Sport

10/01/2014 07:00

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure është shpallur futbollisti më i mirë afrikan për vitin 2013.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë doli fitues për herë të tretë të njëpasnjëshme dhe mori çmimin gjatë një gala mbrëmje në Nigeri, ku mposhti konkurrencën nga John Obi Mikel dhe Didier Drogba që përfunduan në pozitat dy, përkatësisht tre.

Toure është vetëm futbollisti i dytë në histori që ka fituar çmimin për tri vjet me radhë, pasi një gjë të tillë e kishte bërë vetëm edhe sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o mes 2003 dhe 2005.

Fituesi përcaktohet pas votave nga selektorët e ekipeve nga Afrika dhe drejtorëve teknik. Eto’o është futbollisti me numrin më të madh të çmimeve në total, katër.

Toure ka realizuar 13 gola deri më tani gjatë këtij sezoni dhe është duke shkëlqyer nën drejtimin e menaxherit Manuel Pellegrini në Etihad Stadium.

Toure ishte futbollisti i vetëm afrikan në listën e gjerë të FIFA’së, në garë për Topin e Artë.