Ndalet Behrami

Në pritje të një përforcimi në mesfushë, Rafael Benitez ka humbur një tjetër futbollist të rëndësishëm. Pas Mestos, Hamsikut dhe Zunigas, është ndalur edhe Valon Behrami. Mesfushori kosovar do të mungojë për dy muaj pas një dëmtimi që i është konfirmuar pas testeve mjekësore, ka njoftuar klubi nga Serie A. Behrami thuhet se ka problem…

Sport

09/01/2014 12:00

Në pritje të një përforcimi në mesfushë, Rafael Benitez ka humbur një tjetër futbollist të rëndësishëm. Pas Mestos, Hamsikut dhe Zunigas, është ndalur edhe Valon Behrami.

Mesfushori kosovar do të mungojë për dy muaj pas një dëmtimi që i është konfirmuar pas testeve mjekësore, ka njoftuar klubi nga Serie A.

Behrami thuhet se ka problem me një gisht në këmbën e majtë, mirëpo nuk ka nevojë të operohet. Ish ylli i Fiorentinës u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Cagliarit më 21 dhjetor ku e përfundoi duelin mirëpo u ankua në dhimbje pas tij.

Mungesa e tij për një periudhë kaq të gjatë dhe vendimtare të sezonit do të detyrojë Napolin që të kërkojë edhe më me ngulm një mesfushor gjatë këtij afati kalimtar të janarit.