Haradinaj kujton idealin e Zahir Pajazitit
Kryetari i AAK’së vizitoi sot memorialin “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës. Ai u prit nga bashkëvendës dhe bëri homazhe pranë varrit të Heroit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vizitoi sot memorialin kombëtar të UÇK’së, “Zahir Pajaziti”, në Orllan të Pudujevës.
Kryetari Haradinaj u prit nga familjarë të heroit Zahir Pajaziti dhe nga bashkëvendës të tij, me të cilët bëri homazhe vendosi lule mbi varrin e heroit.
“Pavarësisht preokupimeve të përditshme të kohës në të cilën jetojmë, kujtimi për idealet dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit i jep kuptim lirisë që ne gëzojmë sot. Ideali i Zahirit dhe dëshmorëve të kombit do të jetë përherë pjesë e vizionit tonë për Kosovën”, tha kryetari Haradinaj gjatë kësaj vizite.