Arsenali eliminon Tottenhamin

Arsenali e eliminoi rivalin e qytetit Tottenham nga FA Cup duke e mposhtur 2:0 në Emirates Stadium në kuadër të xhiros së tretë të garës. Lideri i Premierligës konfirmoi superioritetin ndaj rivalit të urryer edhe në kuadër të kupës duke e kthyer në shtëpi, kurse për vete siguroi kalimin tutje. Skuadra e menaxherit Arsene Wenger…

Sport

04/01/2014 19:07

Arsenali e eliminoi rivalin e qytetit Tottenham nga FA Cup duke e mposhtur 2:0 në Emirates Stadium në kuadër të xhiros së tretë të garës.

Lideri i Premierligës konfirmoi superioritetin ndaj rivalit të urryer edhe në kuadër të kupës duke e kthyer në shtëpi, kurse për vete siguroi kalimin tutje.

Skuadra e menaxherit Arsene Wenger fitoi bindshëm dhe e zbriti në tokë Tottenhamin që më herët gjatë javës realizoi fitore të madhe në kuadër të Premierligës duke mposhtur Manchester Unitedin në Old Trafford me rezultat 2:1.

Santi Cazorla e kaloi Arsenalin në epërsi pas 31 minutash lojë, kurse avantazhin e vendasve e shtoi mesfushori tjetër Tomas Rosicky me golin e tij në minutën e 62’të.

Në vazhdim nuk pati më shënime, Arsenali e ruajti epërsinë e krijuar të mjaftueshme për të kaluar tutje që e eliminoi Tottenhamin nga gara.

Një lajm i keq për Arsenalin ishte lëndimi i sulmuesit Theo Walcott. Por, edhe ai la gjurmë në ndeshje pasi derisa ishte duke u bartur jashtë fushës ia përkujtoi rezultatin tifozëve të Tottenhamit.

Rivaliteti është i madh, për këtë nuk ka dyshim.