Conte, trajneri i vitit

Antonio Conte është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2013, në Dubai Globe Soccer Awards. Strategu i Juventusit mposhti në garë homologët e tij nga Napoli, Rafael Benitez dhe atë të Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp. “Ky çmim më mbush me krenari e mbi të gjitha i falënderoj futbollistët e mi që më kanë ndihmuar…

Sport

29/12/2013 12:08

Antonio Conte është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2013, në Dubai Globe Soccer Awards. Strategu i Juventusit mposhti në garë homologët e tij nga Napoli, Rafael Benitez dhe atë të Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp.

“Ky çmim më mbush me krenari e mbi të gjitha i falënderoj futbollistët e mi që më kanë ndihmuar që të shpallem fitues”, deklaroi Conte.

“Nëse e kam fituar këtë çmim, atëherë merita duhet të ndahet me djelmoshat e mi, pa dyshim”, shtoi ai.

Conte gjatë vitit që po lëmë pas fitoi Scudetton e dytë të njëpasnjëshme në Serie A ndërsa triumfoi edhe në Superkupën e Italisë. Në dëshpërim për të dhe Bianconerët, përfundoi edicioni i sivjetmë i Ligës së Kampionëve ku ata u eliminuan në fazën e grupeve pas humbjes 1:0 në duelin e fundit nga Galatasaray.

“Eliminimi në Stamboll ende dhemb por nuk ishim në gjendje të luanim futboll në atë fushë. Këtë vit duam t’i fitojmë të gjitha, Scudetton e tretë por edhe Coppa Italian. Pastaj nuk duhet harruar se finalja e Europa League do të zhvillohet në shtëpinë tonë”, u shpreh Conte.