Bojkot edhe nga AAK’ja
Seanca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës do të bojkotohet edhe nga deputetët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nënkryetari i AAK'së, Ahmeti Isufi, thotë se partia e tij nuk e ka obligim që t’ia bëjë kuorumin partive në pushtet.
Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka futur në rend dite për seancën e së enjtes debatin dhe votimit e Projektbuxhetit për vitin 2014, ku është përfshirë edhe amendamentin për shitjen e PTK’së.
LDK, përmes Shefit të Grupit Parlamentar Ismet Beqirit, si dhe Vetëvendosje përmes Visar Ymerit, kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke paralajmëruar bojkot të seancës dhe dërgimin e Ligjit për Buxhet në Gjykatën Kushtetuese.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, për lajmi.net ka thënë se njëjtë do të veprojë edhe AAK’ja.
“Qëndrimin e njëjtë do ta kemi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sepse nuk e kemi obligim t’i bëjmë kuorumin partive në pushtet”.
“Ne do të bëjmë veprimin tonë opozitar ashtu si duhet, dhe Qeveria duhet ta ketë numrin e vet të votave, jo të partive opozitare”.
Insistimi i shitjes së PTK’së përmes Buxhetit, sipas Isufit, është i çuditshëm. Është një formë jonormale e shitjes, sipas tij.
“Normalisht, asnjë aset i Kosovës nuk ka hyrë në Projektbuxhet dhe kjo është e çuditshme pse insistohet kaq shumë që të jetë pjesë e Buxhetit kur s’ka nevojë, për shkak se asetet tjera janë shitur në formë normale. Kjo është e çuditshme pse ndodhë”, thotë Ahmet Isufi për lajmi.net.