Kim bën foto nudo për 3.5 milionë euro

Kim Kardashian e ka zgjedhur një dhuratë të Krishtlindjeve mjaft të veçantë për ta kënaqur bashkëshortin e saj të ardhshëm, Kanye West, duke shpenzuar plot 3 milionë e gjysmë euro, për një libër fotografik, ku pozon komplet nudo. “Ajo e di mjaft mirë se ai e do trupin e saj, kështu që nuk ka mënyrë…

ShowBiz

19/12/2013 20:00

Kim Kardashian e ka zgjedhur një dhuratë të Krishtlindjeve mjaft të veçantë për ta kënaqur bashkëshortin e saj të ardhshëm, Kanye West, duke shpenzuar plot 3 milionë e gjysmë euro, për një libër fotografik, ku pozon komplet nudo.

“Ajo e di mjaft mirë se ai e do trupin e saj, kështu që nuk ka mënyrë më të mirë se kjo, për t’i bërë Krishtlindjet të paharrueshme”, thotë një burim brenda magazinës angleze ‘Heat’.

Përkundër dyshimeve të vogla se ku t’i kalojnë festat, 33 vjeçarja dëshiron t’ia demonstrojë reperit amerikan të gjithë lumturinë e saj, posaçërisht për faktin se, së bashku me të, e ka shijuar lindjen e vajzës së parë, North, e lindur në muajin qershor.

“Kim nuk është e kënaqur me idenë për t’i kaluar Krishtlindjet larg nënës së saj, veçanërisht për faktin se do të jetë e para për North. Mirëpo, ajo duhet të konsultohet edhe me Kanye”, shton burimi.

Çifti i lumtur e ka në program që ta kalojë mëngjesin e 25 dhjetorit vetëm, me vogëlushen, e cila do t’i shijojë dhuratat e para të Krishtlindjeve.

Asaj ia kanë blerë një arush, të rrethuar me diamante dhe një bylyzyk të arit me emrat dhe dedikimin e prindërve të saj. Më pas, familja do të transferohet në shtëpi të familjes Kardashian, për t’i vazhduar festimet deri natën.

“Kanye e Kim do të shkojnë gjatë natës për t’i takuar disa nga miqtë e tyre. Mysafirët janë betuar solemnisht se do ta mbajnë sekret identitetin e tyre”, ka përfunduar ky burim.