El Shaarawy lëndohet sërish

Nuk ka rehati për Stephan El Shaarawyn. Sulmuesi i Milanit duket të ndalet sërish. Gjatë ndeshjes kundër Ajax Amsterdamit të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve, ylli italian është ankuar në dhimbje në shputën e këmbës së majtë dhe i është nënshtruar testeve mjekësore në klinikën La Madonnina në Milano. Dhe, nuk vonoi shumë dhe…

Sport

12/12/2013 21:17

Nuk ka rehati për Stephan El Shaarawyn. Sulmuesi i Milanit duket të ndalet sërish.

Gjatë ndeshjes kundër Ajax Amsterdamit të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve, ylli italian është ankuar në dhimbje në shputën e këmbës së majtë dhe i është nënshtruar testeve mjekësore në klinikën La Madonnina në Milano.

Dhe, nuk vonoi shumë dhe gjiganti italian ka publikuar lajmin se ai do duhet të pushojë për dy-tri javë, edhe pse ka vetëm disa javë që i është bashkuar ekipit pas një mungese të gjatë për shkak të një dëmtimi, të natyrës tjetër.

“Sulmuesi vuan nga dhimbja, edhe pse është përjashtuar mundësia e ndonjë frakture në këmbë, bëhet fjalë për një dëmtim të ndjeshëm dhe ai duhet të pushojë për dy ose tri javë”, thuhet në komunikatën e publikuar nga gjiganti italian.