Sa më larg Brazilit
Mesfushori i Bayern Munichut dhe Holandës, Arjen Robben synon pozitën e parë në Grupin B në mënyrë që t’i shmanget ballafaqimit me favoritin e Kampionatit botëror 2014, Brazilin. ‘Tulipanët’ janë në grup me kampionin në fuqi të botës dhe Evropës, Spanjën, së bashku me Kilin dhe Australinë dhe Robben parashikon se Brazili do ta fitojë…
Sport
Mesfushori i Bayern Munichut dhe Holandës, Arjen Robben synon pozitën e parë në Grupin B në mënyrë që t’i shmanget ballafaqimit me favoritin e Kampionatit botëror 2014, Brazilin.
‘Tulipanët’ janë në grup me kampionin në fuqi të botës dhe Evropës, Spanjën, së bashku me Kilin dhe Australinë dhe Robben parashikon se Brazili do ta fitojë grupin e tij andaj Holanda duhet të bëjë të njëjtën gjë.
“Do të jetë një grup i vështirë por i bukur”, deklaroi ai për NOS.
“Spanja dhe Kili janë po ashtu dy kundërshtarë të fortë. Në letër Australia është ndoshta më e lehtë por duhet ta fitojmë atë ndeshje. Nëse e kalojmë grupin, do të takohemi me dikë nga grupi i Brazilit. Ata janë favorit andaj shpresoj që t’i shmangemi atyre. Synimi ynë duhet të jetë pozita e parë në grup”, përfundoi ai.