11 vjet burg për vrasësin në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar të pandehurin Nezir Kryeziu për vrasje, dhe vrasje në tentativë.

Lajme

04/12/2013 16:35

Pas gjykimit, të ndjekur penalisht nga një gjyqtar ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore, sot një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prizren dënoi të Pandehurin Nezir Kryeziu.

Autori i vrasjes është i dënuar për vrasje, sipas nenit 146, dhe për vrasje në tentativë që ka pasur pasojë lëndim trupor, sipas nenit 146, në lidhje me nenin 20 dhe 53(1,2) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

Personi në fjalë është dënuar me 11 vjet burgim.

“U konstatua që Nezir Kryeziu shtiu në viktimën 25 vjeçare dhe e vrau atë më 2 shkurt 2011 në Prizren dhe duke e bërë këtë i tejkaloi limitet e vetëmbrojtjes së domosdoshme”.

“Po ashtu u konstatua që ai shtiu në babanë e viktimës, me qëllim që ta vrasë atë, që pati për pasojë lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Eulex’it.

“Rastin është duke e hetuar një ekip i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit nga Prokuroria Themelore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e EULEX’it.