Autogol i Behramit, fiton Napoli
Valon Behrami ‘harroi’ se ka kohë që është larguar nga Lazio dhe realizoi gol në favor të ish skuadrës së tij, mirëpo Napoli në fund fitoi me rezultat 4:2, në ballafaqimin e fundit të xhiros së 14’të në Serie A. Sulmuesi Gonzalo Higuain kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 24’të, mirëpo në aksionin pasues…
Sport
Valon Behrami ‘harroi’ se ka kohë që është larguar nga Lazio dhe realizoi gol në favor të ish skuadrës së tij, mirëpo Napoli në fund fitoi me rezultat 4:2, në ballafaqimin e fundit të xhiros së 14’të në Serie A.
Sulmuesi Gonzalo Higuain kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 24’të, mirëpo në aksionin pasues rezultati u barazua pasi Behrami – i pafat – e devijoi topin në portën e skuadrës së tij.
Mirëpo, pak minuta pas vazhdimit të pjesës së dytë, një tjetër ish anëtar i Lazios, Goran Pandev, e riktheu Napolin në epërsi, para se Higuain të realizojë sërish duke konfirmuar pikët e plota për udhëtuesit.
Në dy minutat e fundit, Balde Diao Keita shënoi për Lazion, kurse rezultatin final dhe fitoren e Napolit e vulosi Jose Maria Callejon.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në kuotën e 31 pikëve, gjashtë më pak se lideri Juventus, kurse Lazio mbetet në pozitën e nëntë me 17 pikë.