LDK raporton për parregullsi
Lidhja Demokratike e Kosovës ka raportuar për disa parregullsi në Komunë e Prizrenit dhe të Vitisë.
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka raportuar për disa parregullsi në Komunë e Prizrenit dhe të Vitisë.
Në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti thuhet se nw Viti po u bëhet presion votuesve që ta votojnë kandidatin Nexhmedin Arifi.
Ndërsa në Prizren në lagjen “Kurilla” zëvendës Ministrisë së Administrimit Lokal, Rifat Krasniq po u bën presion votuesve dhe po tenton që ta imponojw vullnetin e qytetarëve për ta votuar kandidatin e PDK`së.
“Në Viti, Ramiz Pira, vozitës i kandidatit të PDK’së, Nexhmedin Arifi, si dhe Faruk Zuka, nip i Nexhmedin Arifit, po bëjnë presion tek qytetarët e Pozheranit që të votojnë kandidatin e PDK’së”.
“Në qendrën e votimit 2036a(01r) në Lubinjë të Poshtme, kryesuesi i PDK’së, Aziz Salihi po lejon që qytetarët të votojnë pa pasur emrin në listë dhe nuk ndalet, pavarësisht kërkesës së komisionerit të LDK’së. Kryeprokurori dhe Policia e Prizrenit janë njoftuar lidhur me rastin”.
“Në qendrën e votimit 2004a në Lagjen ‘Kurilla’ të Prizrenit, po qëndron duke bërë presion Zëvendës Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rifat Krasniq, nga Mamusha, i cili po tenton të imponojë vullnetin e qytetarëve për ta votuar kandidatin e PDK-së” thuhet në komunikatë.