Atletico, ‘mbret’ i Evropës

Atletico Madrid zbarkoi në St Petersburg të hënën me lajmin se është zyrtarisht skuadra më e mirë në Evropë këtë sezon, së paku sipas koeficientit të UEFA’së. Rojiblancos kryesojnë me 13,857 pikë. Ekipi i trajnerit Diego Simeone është aktualisht i vetmi që ka siguruar pozitën e parë në grupin e tij në Ligën e Kampionëve.…

Sport

25/11/2013 09:16

Atletico Madrid zbarkoi në St Petersburg të hënën me lajmin se është zyrtarisht skuadra më e mirë në Evropë këtë sezon, së paku sipas koeficientit të UEFA’së. Rojiblancos kryesojnë me 13,857 pikë.

Ekipi i trajnerit Diego Simeone është aktualisht i vetmi që ka siguruar pozitën e parë në grupin e tij në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse Bayern Munich po ashtu ka fituar të gjitha ndeshjet e tij në garën elite të klubeve kontinentale, Atletico kryeson në renditjen e përgjithshme për shkak se La Liga ka koeficient më të lartë se Bundesliga.

Pas 14 xhirosh në La Ligë, Atletico Madrid ka bërë nismë të jashtëzakonshme dhe gjendet në kuotën e 37 pikëve, vetëm tri më pak se lideri Barcelona por tri më shumë se rivali i qytetit Real Madrid.