I dua vërshëllimat

Derbi i Merseyside është ndeshje e veçantë. Ditët para përballjeve mes Liverpoolit dhe Evertonit janë përplot tension dhe po ashtu sjellin mundësinë për të ëndërruar. Pavarësisht moshës, tifozët do t’i kalojnë çastet e fundit para përballjes, duke mos menduar për asgjë tjetër përveç duelit në fjalë, me shpresë të fitores së skuadrës së tyre. Dikush…

Sport

22/11/2013 17:30

Derbi i Merseyside është ndeshje e veçantë. Ditët para përballjeve mes Liverpoolit dhe Evertonit janë përplot tension dhe po ashtu sjellin mundësinë për të ëndërruar.

Pavarësisht moshës, tifozët do t’i kalojnë çastet e fundit para përballjes, duke mos menduar për asgjë tjetër përveç duelit në fjalë, me shpresë të fitores së skuadrës së tyre.

Dikush mund të preferoj takimet më të qeta, por jo edhe mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel. “Gjithmonë ka qenë ëndërr e imja të shënoj në Goodison në një derbi”, deklaroi ai gjatë një interviste për SportsMail.

Atmosfera është gjithmonë e nxehtë, por Skrtel thotë se ai dhe skuadra e tij do të motivohen edhe më tepër nga vërshëllimat në Goodison Park.

“Atmosfera është e veçantë dhe mund të ndikojë tek ju. Më pëlqen kur tifozët e Evertonit na vërshëllejnë. Kjo na motivon edhe më tepër, na bënë të punojmë edhe më tepër”, theksoi ai.