Alarm i rrejshëm në Çirez

Ekipet e FSK’së dhe KFOR’it eliminuan mjetin shpërthyes të gjetur në Çirez të Skënderajt. Doli të jetë “motor raketor” pa eksploziv brenda.

Lajme

20/11/2013 16:10

Ekipet e Njësisë për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera(EDO) të Kompanisë së Deminimit (KD) të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), të FSK-së përfunduan operacionin dy ditor për zhvendosjen e mjetit të dyshuar eksplodues në fshatin Qirez të Skenderajt.

Mjeti i gjendur është motor raketor dhe ka rezultuar të jetë i parrezikshëm për shkakun që nuk ka pasur eksploziv brenda dhe se dyshimi për rrezik është eliminuar me largimin e mjetit nga vendi i ngjarjes.

Sipas ekspertit të EOD’së dhe udhëheqësit të EOD’së të FSK’së, kapter Muhamet Beqiri, mjeti i gjendur nën dhé, në Qirez , sipas vlerësimit është “motor raketor” pa eksploziv brenda, me madhësi 2 metra e 35 centimetra i gjatë, ndërsa diametrin 24 centimetra.

Ekipet e EOD’së të FSK’së në bashkëpunim me ato të EOD’së  të kontingjentit të SHBA’ve dhe Zvicrws në kuadër të KFOR’it, në vendin e ngjarjes ndërmorën të gjitha masat e sigurisë, ndërsa me makineri të rëndë eliminuan dheun duke nxjerrë në sipërfaqe mjetin e dyshuar si bombë për të konstatuar edhe llojin e mjetit si “motor raketor”  pa municion brenda, pra tërësisht i zbrazët.

Mbetjet e tilla të mjeteve të paeksploduara luftarake, kanë mbetur nga lufta në Kosovë e viteve 1998- 1999. Ekipet e FSK’së janë në gatishmëri 24 orë dhe kujdestarojnë në Prizren dhe Bardh të Vogël dhe janë të gatshme për intervenime, sipas urdhrave për angazhim, kurdo dhe kudo që paraqitet nevoja, thuhet në komunikatën e Ministrisë së FSK’së.