Facebook njeh Kosovën
Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, ka shtuar Kosovën si shtet. Falemnderit Mark Zuckerberg.
Lajme
Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, prej sot ka shtuar në listën e shteteve të saj edhe Kosovën.
Ky “përditësim” i Facebook ka ndodhur sot.
Fillimi i njohjes së Kosovës nga FB ka nisur dy javë më parë, me shtimin e Kosovës si shtet në sektorin e menaxhimit të marketingut.
Kompanitë, ose individët, prej tash mund të bëjnë marketing të targetuar edhe për shfrytëzuesit e Kosovës në Facebook.
Facebook është një rrjet social i hapur në shkurt të vitit 2004. Që nga shtatori i vitit 2012, ai ka mbi një miliard përdorues aktivë.