Salustro: Asgjë personale
Prokurori i EULEX’it, i cili po i heton për krime lufte në Kosovë derisa ishin udhëheqës të UÇK’së Fatmir Limajn dhe të tjerët në rastin “Kleçka”, e së fundi edhe Sami Lushtakun dhe Sylejman Selmimin në rastin “Drenica”, ka mohuar akuzat se po ndjek vetëm shqiptarët. Në një intervistë për Klan Kosova, Maurizio Salustro ka…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201309/full/Salustro.jpg)
Lajme
Prokurori i EULEX’it, i cili po i heton për krime lufte në Kosovë derisa ishin udhëheqës të UÇK’së Fatmir Limajn dhe të tjerët në rastin “Kleçka”, e së fundi edhe Sami Lushtakun dhe Sylejman Selmimin në rastin “Drenica”, ka mohuar akuzat se po ndjek vetëm shqiptarët.
Në një intervistë për Klan Kosova, Maurizio Salustro ka thënë se nuk ka asgjë personale me ish liderët e UÇK’së.
“Me njerëzit që unë i hetoj, jo, natyrisht, asgjë personale.”
“Nuk është e vërtetë se ne po hetojmë vetëm shqiptarët.”
“E vërteta është se kur të dyshuarit janë serbë, në shumicën e rasteve ata jetojnë në Serbi, dhe kështu ne nuk mund t’i kapim edhe në rast hetimi.”