Eltoni i kthehet këngës
Ishte detyruar që t’i anulonte një varg koncertesh gjatë verës, pasi ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë. Por, u kthye fuqishëm mbërëmë në Londër, ku atij ju dha çmimi inagurues i Brit Icon. Prezentuesi Dermot O’Leary bëri shaka duke thënë: “Është më mirë të jesh në një teatër sesa i shtrirë në spital”.…
ShowBiz
Ishte detyruar që t’i anulonte një varg koncertesh gjatë verës, pasi ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Por, u kthye fuqishëm mbërëmë në Londër, ku atij ju dha çmimi inagurues i Brit Icon.
Prezentuesi Dermot O’Leary bëri shaka duke thënë: “Është më mirë të jesh në një teatër sesa i shtrirë në spital”.
Eltoni u përgjigj: “Jam shumë i kënaqur që e hoqa qafe apendiksin. Homoseksuali i bezditshëm.”
Ky spektakël u prezentua nga Rod Stewat, i cili e ftoi Eltonin në skenë dhe kënduan për herë të parë bashkë një duet të kënges Sad Songs ( Say So Much).
Elton fillimisht këngoi këngëm “I’m Still Standing” dhe më pas këndoi këngët klasike siç janë: “Your Song” dhe “Rocket Man.”
Atij ju deshtën katër herë të provonte solon e shpejtë me piano të këngës “Mexican Vacation” para se ta bënte atë për mrekulli. Ai thjesht tha: “Jam shumë i shpejtë. Kërkoj falje.”
Gary Barlow dhe Lulu ishin në audiencë, e aty gjithashtu pat edhe video mesazhe nga Ringo Starr, Ed Sheeran, Emeli Sande, Mumford & Sons, Ellie Goulding, Plan B dhe Yoko Ono.