Vlora Çitaku reagon ndaj Gjykatës Speciale: Na treguat menynë, tani na tregoni si u gatua kjo padrejtësi
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj komunikatës së Gjykatës Speciale lidhur me kushtet e qëndrimit të ish-krerëve të UÇK-së në paraburgimin në Hagë, duke kritikuar fokusin e gjykatës në kushtet e burgimit dhe duke kërkuar transparencë për procesin gjyqësor. Çitaku, përmes një postimi, ka ngritur shqetësime lidhur me pranimin…
Lajme
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj komunikatës së Gjykatës Speciale lidhur me kushtet e qëndrimit të ish-krerëve të UÇK-së në paraburgimin në Hagë, duke kritikuar fokusin e gjykatës në kushtet e burgimit dhe duke kërkuar transparencë për procesin gjyqësor.
Çitaku, përmes një postimi, ka ngritur shqetësime lidhur me pranimin e rreth 2.356 dokumenteve nga Serbia si prova në proces, si dhe me mënyrën e trajtimit të dëshmive të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë.
“E morëm vesh, Speciale, sa herë në ditë shtrohet sofra në Hagë. Tani na tregoni si u gatua kjo padrejtësi”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka vënë në pikëpyetje edhe pranimin e 164 deklaratave me shkrim, pa mundësinë që mbrojtja t’i merrte në pyetje personat që i kishin dhënë, si dhe pranimin e rreth 2.000 provave pasi prokuroria kishte përfunduar paraqitjen e rastit të saj.
Në reagimin e saj, Çitaku ka kritikuar edhe trajtimin e kërkesave humanitare të ish-krerëve të UÇK-së, duke përmendur rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilit, sipas saj, nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait të tij.
Ajo ka kërkuar gjithashtu një analizë të pavarur të aktgjykimit të 16 shtatorit, duke iu referuar edhe ndryshimeve që janë bërë në procedurat e tjera të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Në fund, Çitaku ka theksuar se Kosova do të vazhdojë përpjekjet ligjore dhe diplomatike për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
“Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që e vërteta të triumfojë në apel”, ka përfunduar ajo. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: