​Protestat e dhunshme në Tiranë, 12 persona të lënduar marrin ndihmë mjekësore në spitale

Dymbëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale pas lëndimeve gjatë protestës së opozitës sot në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjashtë persona, dy prej tyre efektivë policie, një deputet, dy protestues dhe një kalimtar – të gjithë ata janë jashtë rrezikut për jetë.…

Lajme

29/11/2026 16:18

Dymbëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale pas lëndimeve gjatë protestës së opozitës sot në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjashtë persona, dy prej tyre efektivë policie, një deputet, dy protestues dhe një kalimtar – të gjithë ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjashtë protestues të lënduar. Katër prej tyre kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut, ndërsa dy vijojnë trajtimin mjekësor.