Haradinaj kujton 14-vjetorin e vendimit të Hagës: U vërtetua pafajësia ime dhe e dy bashkëluftëtarëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës, përmes të cilit ishte shpallur i pafajshëm, së bashku me Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se vendimi i gjykatës, sipas tij, dëshmoi pafajësinë e tyre dhe pastërtinë e…

Lajme

29/11/2026 12:52

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës, përmes të cilit ishte shpallur i pafajshëm, së bashku me Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se vendimi i gjykatës, sipas tij, dëshmoi pafajësinë e tyre dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/