Prokuroria jep detaje për operacionin në Prishtinë, tre të dyshuar ndalohen – i treti u arrestua në Han të Elezit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje shtesë lidhur me operacionin e zhvilluar për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, ku janë ndaluar tre persona të dyshuar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të dyshuarit e parë janë ndaluar më 28 nëntor, ndërsa personi i tretë është ndaluar sot, më 29 nëntor, në Han të Elezit,…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje shtesë lidhur me operacionin e zhvilluar për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, ku janë ndaluar tre persona të dyshuar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të dyshuarit e parë janë ndaluar më 28 nëntor, ndërsa personi i tretë është ndaluar sot, më 29 nëntor, në Han të Elezit, me urdhër të prokurorit kujdestar.
Të tre dyshohen për përgatitjen e veprës penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje.
Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë bastisjeve në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë janë sekuestruar një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, të gjetur në një automjet, si dhe një armë e shkurtër e llojit TT me shtatë fishekë, e gjetur në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.
Ndaj tre të dyshuarve, Prokuroria ka paralajmëruar se do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente. /Lajmi.net/