Vetura rrokulliset dhe përfundon në greminë në Rugovë të Pejës, nuk ka persona të lënduar

Një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar në greminë, poshtë rrugës kryesore në fshatin Rekë e Allagës, në Rugovë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:40, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga mediumi lokal “Peja në Fokus”. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për lajmi.net…

Lajme

29/11/2026 12:06

Një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar në greminë, poshtë rrugës kryesore në fshatin Rekë e Allagës, në Rugovë të Pejës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:40, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga mediumi lokal “Peja në Fokus”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për lajmi.net se në këtë rast është përfshirë një automjet, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin mbi mjetin.

“Rreth orës 11:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Rekë e Allagës, Rugovë-Pejë. Ngasësi i një automjeti kishte rrëshqitur, kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur, duke shkaktuar vetaksident”, ka deklaruar Rugova.

Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

“Si pasojë, dëme materiale ka pësuar vetura, ndërsa persona të lënduar nuk ka pasur”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë.

Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. /Lajmi.net/