Maqedonci merr pjesë në pritjen shtetërore në Tiranë për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar në Tiranë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë pritje mori pjesë me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Në një postim në Facebook, ai ka vlerësuar rëndësinë e 28…

Lajme

29/11/2026 08:20

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar në Tiranë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë pritje mori pjesë me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një postim në Facebook, ai ka vlerësuar rëndësinë e 28 Nëntorit, duke e cilësuar si simbol të lirisë, dinjitetit dhe identitetit kombëtar, që mbetet frymëzim ndër breza.

“28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë, simbolin e lirisë, dinjitetit dhe identitetit kombëtar”, shkroi ndër të tjera Maqedonci.