Qytetari i vërsulet Ramës: Kryetar, krejt shqiptaria po feston, ti po provokon

Një qytetar i është vërsulur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë pritjes për fillimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në sheshin “Zahir Pajaziti”. “Kryetar, krejt shqiptaria po festojnë, ti po provokon”, i është drejtuar qytetari Ramës. Ai më pas ka vazhduar me kritika ndaj kryetarit të Prishtinës, duke e akuzuar për…

Lajme

28/11/2026 11:29

Një qytetar i është vërsulur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë pritjes për fillimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Kryetar, krejt shqiptaria po festojnë, ti po provokon”, i është drejtuar qytetari Ramës.

Ai më pas ka vazhduar me kritika ndaj kryetarit të Prishtinës, duke e akuzuar për gjeste provokuese në Ditën e Flamurit Kombëtar.

Në këtë moment kanë reaguar zyrtarët komunalë, duke tentuar ta largojnë qytetarin.

Ndërkohë, Rama po vazhdon të qëndrojë në shesh, përkundër reshjeve të shiut dhe borës, në pritje të fillimit të punimeve.

Situata në sheshin “Zahir Pajaziti” është tensionuar gjatë ditës së sotme, pas përplasjes ndërmjet zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e mozaikut të Nënës Terezë.

Ky projekt ishte paraparë të përurohej sot, më 28 Nëntor.