Ceremonia e Pavarësisë së Shqiperisë në Vlorë, bashkohen krerët e shtetit shqiptar dhe Kosovës

Shqipëria feston sot 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qytetin e Vlorës po zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit në Sheshin e Flamurit, në nderim të aktit historik të 28 Nëntorit 1912. Në ceremoni marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, si dhe kryeministri i Kosovës,…

Lajme

28/11/2026 11:04

Shqipëria feston sot 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qytetin e Vlorës po zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit në Sheshin e Flamurit, në nderim të aktit historik të 28 Nëntorit 1912.

Në ceremoni marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Ceremonia në Vlorë është një nga momentet kryesore të festimeve të 28 Nëntorit, datë që shënoi një kthesë historike për kombin shqiptar.

Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali dhe përfaqësuesit e trevave shqiptare shpallën Pavarësinë, duke hedhur themelet e shtetit të pavarur shqiptar.

114-vjetori i kësaj ngjarjeje kremtohet me aktivitete dhe ceremoni në të gjithë vendin, ndërsa Vlora mbetet qendra e festimeve dhe simboli i Pavarësisë shqiptare./rtsh.al/