Presidentja Shiroka Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuq e zi na bashkon përtej kufijve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Shiroka Pula ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë datë si një ditë të veçantë të historisë, krenarisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Në mesazhin e saj, përmes një komunikate të Presidencës, Shiroka Pula ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28…

Lajme

28/11/2026 08:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Shiroka Pula ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë datë si një ditë të veçantë të historisë, krenarisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Në mesazhin e saj, përmes një komunikate të Presidencës, Shiroka Pula ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur.

Ajo ka theksuar se flamuri kombëtar vazhdon të valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët, duke i bashkuar ata përtej kufijve shtetërorë dhe duke u kujtuar rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin e përbashkët.

Presidentja ka bërë gjithashtu thirrje për nderimin e atyre që luftuan dhe sakrifikuan, si dhe për ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e ardhshëm.

Në fund të mesazhit, ajo ka uruar qytetarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. /Lajmi.net/