Komuna e Malishevës shpenzon 16,795 euro për larjen e veturave zyrtare
Komuna e Malishevës ka ndarë 16 mijë e 795.20 euro për shërbimin e larjes së veturave zyrtare që përdoren nga kjo komunë. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës në platformën e-prokurimit, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Afrim R. Mazreku B.I.” nga Malisheva dhe do të ketë kohëzgjatje prej 24 muajsh. Për këtë shërbim, Komuna…
Lajme
Komuna e Malishevës ka ndarë 16 mijë e 795.20 euro për shërbimin e larjes së veturave zyrtare që përdoren nga kjo komunë.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës në platformën e-prokurimit, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Afrim R. Mazreku B.I.” nga Malisheva dhe do të ketë kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Për këtë shërbim, Komuna e Malishevës fillimisht kishte parashikuar buxhet prej 17 mijë e 520 eurosh, ndërsa kontrata është dhënë për 724.80 euro më pak se vlera e parashikuar.
Procedura e prokurimit ishte zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa në garë ishte pranuar vetëm një ofertë, ajo e operatorit ekonomik fitues, në vlerë prej 16 mijë e 795.20 eurosh.
Sipas dokumentacionit të prokurimit, kontrata është dhënë më 25 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 26 nëntor.
Shërbimi i larjes së veturave zyrtare do të kryhet në hapësirat e operatorit ekonomik të shpërblyer.

