Uran Ismajli pas vizitës në Hagë: Vëmendja te apeli, në këtë betejë është në peshore edhe e vërteta e Kosovës dhe e luftës sonë çlirimtare
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet rreth procesit të apelit. Pas takimit, Ismajli ka ndarë përshtypjet e tij, duke thënë se Veselin e ka gjetur në gjendje të mirë dhe me…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet rreth procesit të apelit.
Pas takimit, Ismajli ka ndarë përshtypjet e tij, duke thënë se Veselin e ka gjetur në gjendje të mirë dhe me qëndrueshmërinë e zakonshme, transmeton lajmi.net..
“E gjithë vëmendja jonë është te apeli. Në këtë betejë është në peshore edhe e vërteta e Kosovës dhe e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Ismajli.
Ai ka theksuar se procesi i ardhshëm gjyqësor ka rëndësi përtej fatit individual të ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar mbrojtjen e së vërtetës së luftës si përgjegjësi historike.
Deputeti i PDK-së ka bërë thirrje për unitet dhe angazhim në këtë proces, duke vlerësuar se qëndrimi i përbashkët është i rëndësishëm në këtë fazë.
“Beteja për të vërtetën e Kosovës vazhdon. Në këtë betejë, uniteti dhe angazhimi ynë kanë peshë”, ka përfunduar Ismajli./lajmi.net/