Kuvendi shkarkon katër anëtarët e KPMSHCK-së, ja sa vota morën

Kuvendi i Kosovës sot në seancën plenare ka shkarkuar katër anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK). Shkarkimi i tyre është miratuar me shumicë votash, pas shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Malsore Gashi-Bajraktari është shkarkuar me 60 vota për, asnjë…

Lajme

26/11/2026 16:14

Kuvendi i Kosovës sot në seancën plenare ka shkarkuar katër anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Shkarkimi i tyre është miratuar me shumicë votash, pas shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Malsore Gashi-Bajraktari është shkarkuar me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Eshref Shabani është shkarkuar me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkaq, Ardita Haxhnikaj-Demi është shkarkuar me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, ndërsa Arben Mehmeti me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.