Vëllai i Jakup Krasniqit flet në përurimin e lapidarit: Kush ndihet mirë kur i hyjnë njerëz të huaj në shtëpi?

Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përshëndetur iniciativën për vendosjen e lapidarit në nderim të vëllait të tij dhe tri shkronjave të UÇK-së. Gjatë ceremonisë së përurimit, ai ka falënderuar organizatorët, duke e vlerësuar si të mirë këtë iniciativë. “Krejt mirë, faleminderit që e kanë përuruar, i përgëzoj”, ka…

Lajme

26/11/2026 13:15

Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përshëndetur iniciativën për vendosjen e lapidarit në nderim të vëllait të tij dhe tri shkronjave të UÇK-së.

Gjatë ceremonisë së përurimit, ai ka falënderuar organizatorët, duke e vlerësuar si të mirë këtë iniciativë.

“Krejt mirë, faleminderit që e kanë përuruar, i përgëzoj”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për media.

Ndërkaq, i pyetur për praninë e forcave të EULEX-it gjatë vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për hyrjen e personave të huaj në shtëpinë e familjes.

“Kam kallëzuar edhe për të, çka me thënë. Kush ndihet mirë, me i hy njeriu i huaj në shpi”, është shprehur ai.

Përurimi i lapidarit u organizua në nderim të Jakup Krasniqit dhe kontributit të tij në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/