Kuvendi emëron 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës me mandat katërvjeçar

Kuvendi i Kosovës, në vazhdimin e seancës plenare të së enjtes, ka miratuar emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës. Anëtarët e këtij këshilli janë emëruar me mandat katërvjeçar, shkruan lajmi.net. Për emërimin e tyre votuan 67 deputetë, një ishte kundër, ndërsa katër të tjerë abstenuan. Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej…

Lajme

26/11/2026 10:59

Kuvendi i Kosovës, në vazhdimin e seancës plenare të së enjtes, ka miratuar emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Anëtarët e këtij këshilli janë emëruar me mandat katërvjeçar, shkruan lajmi.net.

Për emërimin e tyre votuan 67 deputetë, një ishte kundër, ndërsa katër të tjerë abstenuan.

Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej 72 deputetë.

Me këtë votim, Kuvendi ka miratuar përbërjen e Këshillit Kombëtar të Shkencës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. /Lajmi.net/