Marrëveshja e re mes Britanisë dhe BE-së, një klauzolë 10-vjeçare që mund të kushtojë shtrenjtë

Qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian pritet të publikojnë tekstet e dy traktateve të arritura javën e kaluar, në kuadër të marrëveshjes për rivendosjen e marrëdhënieve pas Brexit-it. Njëri prej tyre, që lidhet me eksportin e produkteve ushqimore, përmban një klauzolë që parashikon mundësinë e ndërprerjes së marrëveshjes pas 10 vjetësh. Sipas informacioneve të siguruara nga…

Bota

26/11/2026 10:08

Qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian pritet të publikojnë tekstet e dy traktateve të arritura javën e kaluar, në kuadër të marrëveshjes për rivendosjen e marrëdhënieve pas Brexit-it. Njëri prej tyre, që lidhet me eksportin e produkteve ushqimore, përmban një klauzolë që parashikon mundësinë e ndërprerjes së marrëveshjes pas 10 vjetësh.

Sipas informacioneve të siguruara nga BBC, nëse njëra palë vendos ta ndërpresë marrëveshjen, ajo do të detyrohet të paguajë për rikthimin e infrastrukturës së kontrolleve kufitare, e cila pritet të zvogëlohet ndjeshëm si pjesë e marrëveshjes së re.

Liderja e opozitës, Kemi Badenoch, ka deklaruar se do ta anulonte marrëveshjen, ndërsa Nigel Farage nga partia Reform UK ka lënë të kuptohet se do të refuzonte të paguante kostot e tilla.

Marrëveshja për rivendosjen e pas Brexit-it ka nxitur tashmë debate lidhur me përfitimet, kostot dhe të ardhmen afatgjatë të raporteve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

Ajo përfshin eksportin britanik të produkteve ushqimore, tregtimin e emetimeve të karbonit dhe një skemë për mundësitë e përvojës dhe shkëmbimit të të rinjve.

Dy nga tri tekstet ligjore do të publikohen të enjten pasdite. Ato kanë të bëjnë me tregtinë e produkteve ushqimore dhe skemën e tregtimit të emetimeve, së bashku me projektligjin e qeverisë për uljen e kostove dhe zbatimin e marrëveshjes.

Gjithashtu, pritet të publikohen vlerësime të reja mbi ndikimin që marrëveshja do të ketë në sektorë të ndryshëm dhe rajone të vendit.

Sipas marrëveshjes, eksportuesit britanikë të produkteve ushqimore do të jenë ndër përfituesit kryesorë, pasi do të hiqen një pjesë e konsiderueshme e procedurave burokratike dhe kontrolleve kufitare, ndërsa infrastruktura përkatëse do të çmontohet.

Një analizë e brendshme parashikon se kjo marrëveshje mund të rrisë eksportet bujqësore me 16 për qind.